Stadiumi i Chelsea ka një problem

Futboll

Stadiumi i Chelsea ka një problem

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:20
Stadiumi i Chelsea ka një problem

Sherri mes Antonio Contes dhe Thomas Tuchel vazhdon të komentohet. Dy trajnerët u përplasën dy herë mes tyre në derbin Chelsea-Tottenham, përballje që përfundoi në barazim 2-2.

Italiani festoi afër pankinës së Chelsea pas golit të parë të Spurs, veprim që nuk u prit aspak mirë nga tekniku gjerman. Seria e radhës ndodhi në fundin e ndeshjes.

Conte i dha dorën homologut të tij, dhe aty nisi një tjetër konfrontim, që për fat u shuajt shpejt nga ndërhyrja e stafeve teknike dhe lojtarëve.

Claudio Ranieri, i cili ka drejtuar në Premier League skuadra si Chelsea, Leicester City, Fulham dhe Watford, ka komentuar sherrin e dy trajnerëve të njohur në prononcimin për Il Messaggero.

“Unë jam me Antonion! Tuchel u zemërua nga festimi i Contes pasi rezultati shkoi 1-1, por ky është një problem i ‘Stamford Bridge’, pasi vetëm një metër është distanca mes pankinave.

Premier League? Surprizë mund të quaj faktin që Liverpool ka vetëm dy pikë, City ka gjetur pasardhësin e Agueros me Haaland, ndërkohë që është mister situata e Manchester United”, deklaroi Ranieri, i cili realizoi një krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat