Werner: Erdha te Leipzig, sepse nisa ta humb argëtimin te Chelsea

Futboll

Werner: Erdha te Leipzig, sepse nisa ta humb argëtimin te Chelsea

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:16
Werner

Timo Werner ka thënë se vendosi të largohej nga Chelsea pasi kohëve të fundit nisi të mos luante rregullisht.

Gjermani javën e kaluar u bë pjesë e Leipzig. 

"Për mua, argëtimi duke luajtur futboll është gjëja më e rëndësishme. Kam qenë shumë i suksesshëm te Chelsea, por në fund humba pak argëtimin sepse nuk luaja më rregullisht. Mendoj se sistemi i lojës së trajnerit nuk më përshtatej.

Kështu që ishte e qartë për mua se doja të bëja një hap të ri. Jam në një moshë ku dua të luaj sa më shumë që të mundem", ka thënë ai.

Werner u pa në tribunat e Stamford Bridge gjatë barazimit 2-2 të së dielës me Tottenhamin dhe ai tha se kur flitet për Chelsean bëhet fjalë për klubin ku ai arriti suksese të mëdha.

"Chelsea do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Unë do të qëndroj në kontakt me shumë lojtarë nga ekipi", ka thënë ai. 

Werner realizoi dyzet gola në tetëdhjetë e nëntë ndeshje për Chelsean.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat