Kampionët e Francës i bashkohen garës për objektivin kryesor!

Futboll

Kampionët e Francës i bashkohen garës për objektivin kryesor!

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:39
Bernardo Silva

Kampionët e Francës i bashkohen garës për objektivin kryesor!

Barcelona prej kohësh po provon të nënshkruaj me mesfushorin e Mançester Sitit, Bernardo Silva por vështirësitë financiare të klubit për momentin kanë ndalur tratativën duke i dhënë mundësinë PSG-së të futet në garë për portugezin.

Sipas raportimeve nga “Goal”, parizienët kanë bërë ditën e djeshme një ofertë zyrtare prej 59 milionë paundësh për kartonin e Silvës duke nisur kështu zyrtarisht negociatat për transferimin e tij në Francë.

Dëshira e lojtarit duket se për momentin është e orientuar tek Barcelona me palët që kanë pasur kontakte të një pas njëshme në muajt e fundit ku kanë gjetur dhe akordin për pagën e tij, por tërheqja e katalanasve dhe milionat e PSG-së mund të bindin portugezin të kompletojë këtë transferim të bujshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat