Real kryeson brenda dhe jashtë fushe

Futboll

Real kryeson brenda dhe jashtë fushe

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:01
Real

Real Madrid konfirmohet një klub i madh edhe për sa i takon vizitave në faqen zyrtare të klubit. Jo vetëm në fushë, Los Blancos janë protagonistë edhe jashtë saj.

Në fakt, sipas analistëve të SimilarWeb, e raportuar edhe nga socialmediasoçer.com, për vitin e gjashtë radhazi realmadrid.com është në krye të renditjes së faqeve më të vizituara çdo muaj me një mesatare prej 8.4 milionë vizitash.

Në Spanjë, një renditje të përgjithshme që përmban  shumë kategori, faqja Merengues pozicionohet në vendin e 591-të për klikimet që merr çdo muaj.

Gjithmonë në kufijtë iberikë për kategorinë Sport, faqja e Real Madrid pozicionohet në vendin e 12-të, e para mes të gjithë klubeve të  futbollit dhe mbrapa vetëm faqeve si eldesmarque.com, flashscore.com dhe diariogol.com.

Si të mos mjaftonte, një tjetër e dhënë që theksohet është trafiku i krijuar nga faqja. 97,27% e trafikut që gjenerohet është organike dhe vetëm 2.73% vjen nga aktivitete të sponsorizuara me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat