Brazilian vesh fanellën e Partizanit

Futboll

Brazilian vesh fanellën e Partizanit

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:12
Brazilian vesh fanellën e Partizanit

Mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pasditen e sotme.

Victor da Silva, ish-futbollisti i Vllaznisë, do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Braziliani ishte vënë nën urdhrat e trajnerit italian Colella pasditen e së mërkurës, por mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili erdhi tashmë dhe futbollisti do të jetë gati të japë kontributin e tij që në ndeshjen e parë.

Victor Da Silva është një fantazist që bën shumë mirë edhe në të dy krahët e sulmit, teksa dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së Shkodrës, prej ku u largua pasi i përfundoi kontrata.

SuperSport pati paralajmëruar që në muajin qershor se Da Silva ka një marrëveshje me Partizanin për të veshur fanellën e kuqe sezonin e ri, por një dëmtim i fantazistit në finalen e Kupës së Shqipërisë, bëri që bashkimi i tij me “demat e kuq” të ndodhte vetëm këtë javë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat