Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e ardhshëm do të kalojë direkt në raundin e dytë kualifikues

Futboll

Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e ardhshëm do të kalojë direkt në raundin e dytë kualifikues

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:51
Ilustrim

Kosova ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA. Tani, Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 33-të, duke lënë pas vetes shumë vende të njohura.

Krejt kjo vjen si rezultat i paraqitjeve të mira të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka fitoi në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Shkupit dhe të enjten do të luajë ndeshjen vendimtare, e cila i siguron një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ndërkohë, me pozitën e 33-të që ka tani, fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm do t’ia nisë aventurës në Ligën e Konferencës nga raundi i dytë kualifikues.

Edicionin e fundit, fituesi i Kupës së Kosovës, e ka nisur garimin në Ligën e Konferencës nga raundi i parë kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat