Tirana fillon sot mbrojtjen e titullit kampion

Futboll

Tirana fillon sot mbrojtjen e titullit kampion

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:13
Tirana

Numërimi mbrapsht mbaroi dhe tashmë është momenti që skuadrat t’i kthehen askionit në fushën e lojës.

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s nis nga Kukësi, aty ku Tirana do të fillojë mbrojtjen e titullit kampion. Sot në orën 17:00 “Kukës Arena” çel dyert për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 të futbollit shqiptar.

Verilindorët presin në shtëpi bardheblutë, që vijnë pas një ecurie negative në Europë. Një motiv shtesë ky për kryeqytetasit, që kërkojnë fitoren për të harruar sa më shpejt eliminimet në kompeticionet e UEFA-s.

Megjithatë përballë do të kenë një ekip që ka investuar shumë këtë verë dhe që nuk do e pranonte një humbje në shtëpinë e vetë që në hapje të edicionit të ri të “Abissnet Superiore”-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat