Colella: Dua vetëm një mbrojtës qendre

Futboll

Colella: Dua vetëm një mbrojtës qendre

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:41
Colella: Dua vetëm një mbrojtës qendre

Giovani Colella doli në konferencë për shtypin në prag të sfidës së parë të kampionatit ndaj Egntias, ku trajneri italian foli për gjendjen e skuadrës, ndeshjen e radhës, merkton dhe objektivat e Partizanit.

Ndeshja e parë ndaj Egnatias, sa e njihni kundërshtarin?

Egnatian e njohim mjaft mirë. Kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Dhe si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim.

Do të ketë mungesa?

Situata është shumë e mirë, nuk kemi asnjë të dëmtuar. Mund të përmirësohemi dhe më shumë në vazhdim.

A janë gati Da Silva dhe Mensah?

Sigurisht që nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive.

Prisni afrime të tjera?

Do të afrohet edhe një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër.

Si e gjetët skuadrën e Partizanit?

Kam gjetur një ekip jo me entuziaznim që duhet të ketë, por është një skuadër shumë e mirë. Nëse do të kishte moral të të lartë, nuk do të isha këtu, do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.

Mendoni se do t’i arrini objektivat e klubit me këtë skuadër?

Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe në fund do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti ynë.

Do të ndryshojë formacioni në krahasim me miqësoren ndaj Teutës?

Diçka mund të ndryshojmë. Deri të shtunëm lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët, nuk preferoj ta zbuloj. Dua që të parët të jenë ata që do ta marrin vesh formacionin.

Partizani nuk fiton ndeshjen hapëse në kampionat prej gjashtë vitesh radhazi. Si ndikon?

Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime do të kërkoj të fitojë gjithmonë.

Sulmi i plotësuar?

E shikoj të plotësuar repartin e sulmit. Siç ju thashë dhe më parë, i fundit që kërkoj është një mbrojtës qendre. Nëse nuk do të ketë lëvizje të tjera mund ta konsiderojë të mbyllur merkaton.

Cila skuadër do të jetë rivale e Partizanit?

Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësojë si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat