Egnatia plot ambicie, gati për sfidën me Partizanin

Futboll

Egnatia plot ambicie, gati për sfidën me Partizanin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:19
Egnatia plot ambicie, gati për sfidën me Partizanin

Egnatia është skuadra që në merkaton e verës ka bërë më shumë ndryshime se të gjitha ekipet e tjera të Superiores. Ekipi ka pësuar një metamorfozë totale, teksa ka marrë plot 15 lojtarë në merkaton e verës, ndërkohë që ka ndryshuar dhe trajnerin, duke i besuar stolin Edlir Tetovës.

Ditën e shtunë duke filluar nga ora 19:30, Egnatia do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit

. Ekipi rrogozhinas do që këtë edicion të mos rrezikojë aq shumë sa një sezon më parë dhe ka vendosur që të afrojë në skuadër lojtarë me eksperiencë dhe që kanë luajtur prej vitesh në Superiore.

Nga ndeshja e fundit e edicionit të shkuar, shumë pak lojtarë janë ende pjesë e skuadrës.

Në portë Alen Sherri pritet që të marrë vendin e Pujës mes shtyllave, ndërsa mbrojtja do të jetë e gjitha me një fytyrë te re me Renato Malotën, Atandën apo Goxhajn, që mund ta nisin nga minuta e parë.

Agbekpornu, Delarge dhe Jeckson pritet të jenë tre lojtarët e vetëm që me shumë mundësi do të gjejnë vend nga skuadra e sezonit të shkuar megjithatë zgjedhja do të jetë e trajnerit Tetova, nëse do të jenë pjesë e formacionit. Duke parë gjithë këtë investim, edhe objektivat janë madhorë, prandaj Egnatia është një realitet në elitën e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat