Ballkani falënderon tifozat e Shkupit, “Shvercerat”

Futboll

Ballkani falënderon tifozat e Shkupit, “Shvercerat”

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:20
Ballkani

Ballkani mbrëmë shënoi fitore të madhe ndaj Shkupit në udhëtim në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës me rezultat 1:2.

Ekipi therandas triumfoi me përmbysje ndaj Shkupit për të pasur epërsinë para ndeshjes së kthimi.

Ndërkohë, sot në faqen e tyre, Ballkani falënderoi tifozerinë e Shkupit, “Shvercerat”, për anim korrekt.

“Faleminderit Shvercerave për anim korrekt, si dhe FC Shkupit për pritje të ngrohtë dhe vëllazërore”, ishte reagimi i klubit kampion të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat