Totti lartëson ish-bashkëlojtarin e tij te Roma

Futboll

Totti lartëson ish-bashkëlojtarin e tij te Roma

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:20
Totti

Francesco Totti kthehet për të folur dhe e bën këtë në një TV egjiptian, në të cilin analizon marrëdhënien me Mohamed Salah, ish-shok skuadre te Roma midis viteve 2015 dhe 2017: “Salah është një nga dhjetë lojtarët më të fortë në botë dhe unë kam një marrëdhënie me të që shkon përtej futbollit”.

Ish-kapiteni verdhekuq, megjithatë nuk ka dyshime se cilët janë ende lojtarët më të fortë në botë: “Messi dhe Ronaldo mbeten. Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, Messi është më teknik, Ronaldo është më shumë njeri i ekipit”.

Totti nis edhe një kritikë për “France Football” dhe kriteret e caktimit të çmimit individual “par excellence” të futbollit botëror, “Topin e Artë”: “Sinqerisht, në karrierën time 30-vjeçare nuk e kam kuptuar ende se si ta fitoj ‘Topin e Artë’; nëse është një çmim ekipor apo individual”.

Ish-numri 10 i Romës ende fokusohet te sulmuesi egjiptian i Liverpool, duke nënvizuar cilësitë e tij njerëzore: “Salah, përpara se të ishte një lojtar i madh, është një djalë i jashtëzakonshëm, i përulur, i sjellshëm dhe gjithmonë i disponueshëm. Ai kishte një kampionat të madh me ne, e dija se po të shkonte te një ekip si Liverpool do të bëhej edhe më i fortë. Po të isha president i një klubi do t’i paguaja të paktën 200 milionë për të”.

Totti tregon edhe një anekdotë për 30-vjeçarin egjiptian, kampion në periudhën dyvjeçare në ‘Trigoria’: “Nuk kemi kaq shumë histori bashkë, ai jetoi jetën e tij. U stërvit dhe shkoi në shtëpi te gruaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat