Collina: E ka bërë futbollin më të drejtë...

Futboll

Collina: E ka bërë futbollin më të drejtë...

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:45
Collina: E ka bërë futbollin më të drejtë...

VAR feston 5 vjetorin e aplikimit në Itali. Më 19 gusht të vitit 2017 në ndeshjen Juventus-Cagliari do të aplikohej për herë të parë nga arbitri Maresca.

Në atë ndeshje për herë të parë gjyqtari shkoi për të parë ekranin. Përdorimi i teknologjisë nga atëherë sigurisht ka ndryshuar për mirë, duke njohur përmirësim të madh, dhe këtë gjë ka konfirmua dhe Collina në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

“Var ka kontribuar për ta bërë futbollin më të drejtë – shpjegoi kryetari i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s Pierluigi Collina për “La Gazzetta dello Sport” – Natyrisht në një lojë ku shumë varet nga interpretimi subjektiv, dallimet e gjykimit dhe polemikat që e pasojnë mbeten. Futbolli nuk është tenis apo volejboll. Por sigurisht që nuk ka më gabime në gjykimin e atyre episodeve, interpretimi i të cilave është unanim”.

Në bazë të statistikave, është vërtetuar se numri i gabimeve të arbitrave ka rënë në mënyrë drastike falë VAR-it (nga 6.00% në 0.87%), por tani hapi i radhës është “challange”, njëlloj siç aplikohet në tenis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat