Shkurtaj mbetet në Superiore, zbulohet klubi i ri

Futboll

Shkurtaj mbetet në Superiore, zbulohet klubi i ri

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:50
Shkurtaj

Vasil Shkurtaj do të vazhdojë të luajë në Superiore, pasi ka nënshkruar me klubin e Laçit që vjet doli nënkampion.

Klubi kurbinas ka dalë me njoftim.

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Kukësit pas një eksperience në Kinë.

Sulmuesi vlonjat më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin, si dhe numëron eksperienca të ndryshme në Greqi, Portugali, Holandë dhe Qipro. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi!”, njofton klubi kurbinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat