Bukayo Saka i Arsenalit befasoi tifozin e ri

Futboll

Bukayo Saka i Arsenalit befasoi tifozin e ri

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:09
Bukayo Saka

Sezonin e kaluar, Bukayo Saka ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë.

Anësori i ri u bë lojtari kryesor i Arsenalit gjatë gjithë sezonit 2021/22, duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar shtatë të tjerë në 38 paraqitje në ligë.

Saka tundi rrjetën në ndeshjet kundër Tottenham Hotspur, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, duke i dëshmuar botës se ai tashmë është një lojtar i madh në moshën 20-vjeçare.

Por, humbja e penalltisë nga sulmuesi në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë e bëri që Anglia të pësojë disfatë në stadiumin ‘Wembley’.

Pas lojës, Saka iu nënshtrua abuzimeve racore në mediat sociale.

Dhe një fans i ri i quajtur Teddy e ndihmoi shumë në atë periudhë të vështirë.

Ai i dërgoi një letër Sakës pas finales së Euro 2020 për të gëzuar lojtarin dhe madje i kishte përfshirë edhe paratë e xhepit.

Ndërsa anglezi e ftoi atë në ‘Emirates’ dhe kaloi periudhë të mirë me të.

Më poshtë e gjeni videon e plotë të Sakas me tifozin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat