Manchester City mbyll afatin kalimtar të verës

Futboll

Manchester City mbyll afatin kalimtar të verës

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Pas transferimit të Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Sergio Gomez, kampionët e Premier Ligës nuk presin ndonjë nënshkrim të mëtejshëm gjatë kësaj merkato.

Pep Guardiola beson se Manchester City e ka përfunduar afatin kalimtar, përveç nëse diçka e papritur ndodh para afatit.

Kampionët e Premier Ligë kanë marr shërbimet e Haaland nga Borussia Dortmund, mesfushorin e Leeds, Phillips dhe mbrojtësin e majtë Gomez nga Anderlecht për një tarifë të kombinuar prej 104 milionë funtesh.

Është trajneri i ‘Citizens’ që njofton se nuk do të ketë transferime të tjera, përveç nëse ndodh diçka e papritur.

“Kemi mbyllur afatin kalimtar. Por nëse dikush lëviz ose nëse kemi ndonjë problem që na vjen papritur, mund të bëjmë ndonjë transferim. Por, e shohim afatin kalimtar si të mbyllur”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp sot.

Bernardo Silva së fundmi është i lidhur me një largim nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës.

Por, ende nuk ka diçka konkrete në mes drejtuesve të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat