De Ligt. Nuk është ende në 100 për qind

Futboll

De Ligt. Nuk është ende në 100 për qind

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:03
De Ligt. Nuk është ende në 100 për qind

Aventura e Matthijs De Ligt me Bayern Munich nuk filloi me fat. Mbrojtësi holandez i marrë nga Juventusi për 70 milionë euro në fakt ka pësuar një dëmtim në dorë, që mund ta detyrojë të humbasë javën e tretë të Bundesligës, ku bavarezët do të përballen me Bochumin.

Për dëmtimin e De Ligt foli trajneri Julian Nagelsmann gjatë konferencës për shtyp, ku prezantoi ndeshjen e planifikuar për të dielën kundër skuadrës së Thomas Reis:

“Të enjten, De Ligt pësoi një çarje në ligamentet e dorës. Ai bëri një skanim MRI, por ende nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje të luajë me dorën e futur në gips. Nëse nuk ndjen dhimbje, ai mund të jetë aty”.

De Ligt deri më tani ka luajtur vetëm 20 minuta në fillim të sezonit me Bayernin, duke marrë përsipër finalen e Superkupës kundër Leipzig dhe ndeshjen e kampionatit ndaj Eintracht Frankfurt.

I mbetur në pankinë në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Wolfsburgut, holandezi po paguan edhe vonesën në gjendje për shkak të ndryshimit të përgatitjes dhe metodave të ndryshme të stërvitjes mes Italisë dhe Gjermanisë.

Sidoqoftë, Nagelsmann pranoi se pa lëndimin e dorës, momenti i De Ligt do të kishte ardhur shumë shpejt: “Do të kisha dashur ta lançoja, por duhet të presim dhe të shohim se kur është e përshtatshme. Matthijs nuk është ende në 100%”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat