Një nga rastet e fundit është ai i Riqui Puig

Futboll

Një nga rastet e fundit është ai i Riqui Puig

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:13
Ish-mbrojtësi i Barçës

MLS është duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për futbollistët dhe po bëhet një ligë më konkurruese, kjo është arsyeja pse në sezonet e fundit disa lojtarë të mëdhenjë kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara në kërkim të sfidave të reja.

Një nga rastet e fundit është ai i Riqui Puig, i cili nënshkroi për LA Galaxy këtë verë dhe bëri debutimin e tij kundër Seattle Sounders.

Mediet spanjolle raportojnë se një tjetër ish-lojtar i Barçës do të nisë në aventurën amerikane. Bëhet fjalë për uruguaianin Martin Caceres, i cili luajti për klubin e Barçës në sezonin 2008-2009 dhe më pas u huazua te Juventus dhe Sevilla derisa u transferua te skuadra andaluziane në vitin 2011.

Mbrojtësit, të cilit i përfundoi kontrata me Levanten më 30 qershor, është gati të nënshkruajë me LA Galaxy dhe do t’i bashkohet Riqui Puig në Amerikë.

35-vjeçari zgjodhi të bashkohet me MLS dhe të nënshkruajë për LA Galaxy, ndërsa në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat