Ku do të luajë Shakhtar në Champions League?

Futboll

Ku do të luajë Shakhtar në Champions League?

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:58
Shakhtar

Futbolli është rikthyer në Ukrainë, edhe pse në kushte të vështira. Liga e lartë ka rifilluar në ditën e gjashtë muajve që nga pushtimi i Rusisë me luftën që për fat të keq është ende në vazhdim.

Vështirësitë janë të shumta siç konfirmohet nga sfida mes Ruch Lviv dhe Metalist Kharkiv, e ndërprerë disa herë me lojtarët e detyruar të iknin drejt strehimoreve për shkak të alarmit kundërajror. Skuadrat ukrainase mund të marrin pjesë edhe në kupat evropiane, si Shakhtar që u kualifikua në fazën e grupeve të Champions League. Ku do t’i luajë ndeshjet në shtëpi skuadra portokalli?

Skuadra e Donetskut, e cila sezonin e kaluar drejtohej nga Roberto De Zerbi, dhe tashmë ka në pankinë trajnerin e ri Joviçeviç, do të ketë një shtysë shtesë në Champions League. Atë të dhënies së prestigjit atdheut, të dërrmuar dhe të gjunjëzuar nga lufta me Rusinë.

Shakhtar për shkak të situatës së rëndë në Ukrainë nuk do të luajë në shtëpi ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League në Ukrainë. Portokallinjtë tashmë kanë zyrtarizuar se do të dalin në fushë në Stadion Wojska Polskiego në Varshavë, stadiumi vendas i Legias, me qendër në kryeqytet.

Në fakt, ditët e fundit është nënshkruar një marrëveshje qiraje me klubin vendas të futbollit. Kjo do të thotë se shitja e biletave do të bëhet nga Shakhtar, me mundësi që mbajtësit e biletave të sezonit në ndeshjet e Legias në sezonin 2022/23 të ushtrojnë prioritet për blerjen e biletave për ndeshjet e Champions League.

5% e të ardhurave nga shitja e biletave do t’i dhurohen fondacionit Legia, i cili që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë është përfshirë në ndihmë të strukturuar për viktimat e luftës. Në shënimin zyrtar thuhet:

“Kujtojmë se stadiumet e Ukrainës aktualisht nuk janë në gjendje të presin ndeshje ndërkombëtare për shkak të armiqësive të nisura nga Rusia në territorin e vendit tonë”. Në rast kualifikimi për në fazën eliminatore, më pas do të vlerësohet nëse do të vazhdohet në marrëveshjen mes dy kompanive, apo do të gjenden lokacione të tjera.

Ekipi i Donetsk gjithashtu ka njoftuar tashmë çmimet e biletave dhe disponueshmërinë e mundshme të paketave speciale. Për të marrë pjesë në tre ndeshjet, mund të blini një biletë të vetme për rreth 200 złoty polake ose rreth 42 euro, me mundësinë e zbritjeve për abonentët e Shakhtar dhe Legia. Këto çmime posaçërisht për të gjithë sektorët, më të shtrenjtat mund të arrijnë deri në 7250 PLN ose 1523.96 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat