​Ballkani godet edhe në merkato, ky është përforcimi i ri

Futboll

​Ballkani godet edhe në merkato, ky është përforcimi i ri

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:14
Leotrim Bekteshi

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së tyre..

30-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën kampionet të Kosovës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i kësaj skuadre.

Në të shkuarën, Bekteshi ka luajtur me ekipe si Iskra Borcice , Gjilani, Prishtina si dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen.

Ndryshe, Ballkani është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe në grupin G është shortuar me Slavia Pragën, CFR Cluj dhe Sivasporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat