Fitorja e parë e Liverpoolit dhe me rezultat 9:0 

Futboll

Fitorja e parë e Liverpoolit dhe me rezultat 9:0 

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:46
Liverpooli

Liverpooli nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, në tre ndeshjet e para dy barazime dhe një humbje, sot shkëlqeu duke shënuar fitoren e parë me rezultat të thellë 9:0 ndaj Bournemouth-it, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Anfield”.

Vetëm në pjesën e parë u shënuan pesë gola duke e shembur ekipin e Bournemouth-it.    

Golat i realizuan Diaz (3' e 85’), Elliott (6'), Alexander-Arnold  (28'), Firmino (31' e 63’), van Dijk (45'), Mepham (46' - autogol) e Carvalho (81’).

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, megjithatë shijon fitoren e parë dhe me rezultatin më bindës në këtë edicion të ri të Premeir League.

Bournemouth është në vend të 15-të me 3 pikë dhe Liverpooli i teti me 5 sosh,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat