Maignan – statistikat e tij si portieri i Milanit

Futboll

Maignan – statistikat e tij si portieri i Milanit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:49
Maignan – statistikat e tij si portieri i Milanit

Milani mori një tjetër barazim në transfertë përball Sassuolos me rezultatin 0-0. Në katër sfidat e para kampionët në fuqi kanë grumbulluar në total tetë pikë dhe tani kuqezinjtë do të përballen me Interin, një sfidë që do të tregojë shumë për Milanin.

Kuqezinjtë ende nuk kanë dhënë një sinjal të qartë në sezonin e ri, pasi nuk kanë bindur edhe me lojë, ndërsa mund të kishin pësuar dhe humbjen e parë, nëse Mike Maignan nuk do të kishte ndalur Berardi nga pika e bardhë e 11 metrave.

Portieri me origjinë franceze është treguar fantastik në sezonin e tij të parë më Milanin, i cili u kurorzua edhe me fitimin e titullit kampion, ndërsa po në të njëjtën mënyrë e ka nisur dhe sezonin e tij të dytë me kampionët e Italisë.

Për 27-vjeçarin kjo ishte penalltia e dytë e pritur me fanellën kuqezi, pasi në sezonin e kaluar priti një tjetër përballë Liverpool. Ndërsa në karrierën e tij, portieri është përballur me 29 penallti dhe ka pritur në total 12.

Një statistikë mjaft e mirë për magjikun Maignan ashtu siç e cilësojnë edhe tifozët e Milanit, të cilët e kanë harruar plotësisht largimin e Donnarumma, me punën e mirë të bërë nga ana e francezit, i cili së shpejti do të jetë dhe titullar i kombëtares së “gjelave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat