Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka pasur sot një ditë të zënë sa i përket largimeve nga klubi, ku tani është konfirmuar edhe largimi i Julian Draxler.
Pas Kurzawas që iu bashkua Fulhamit dhe Diallos që kaloi te RB Leipzigu, Draxler tani largohet nga “Parc des Princes” duke iu bashkuar skuadrës së Benficas, përcjell KosovaPress.
Draxler i bashkohet skuadrës portugeze në formë huazimi deri në përfundimin e sezonit aktual 2022/23.