Juventusi kthehet me një pikë nga Firenca

Futboll

Juventusi kthehet me një pikë nga Firenca

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 16:58
Juventusi

Juventusi nuk arriti më shumë se një pikë në Firencë, duke luajtur baras (1:1) me Fiorentinën, në takimin e javës së pestë të Serie A.

Fiorentina ka qenë e pafat, e cila në minutën e fundit gati sa shënuan por portieri Perin shpëtoi portën e tij.

Milik në minutën e 9-të shënoi për Juventusin dhe Kouam barazon në atë të 29-tën. 

Fiorentina pati rastin më të mirë në minutën e 44-të, Joviq shpërdoroi penalltinë dhe në anën tjetër ishte me fat Juve.

Juventusi është në vend të katërt me 9 pikë dhe Fiorentina në të dhjetin me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat