Inzaghi: Na djeg humbja

Futboll

Inzaghi: Na djeg humbja

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:13
Inzaghi: Na djeg humbja

Simone Inzaghi, trajner i Interit, është shprehur i zhgënjyer me disfatën nga Milani.

Interi mbrëmë humbi derbin kundër Milanit (3-2), në ‘San Siro’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Serisë A.

Tekniku italian mendon se skuadra e tij, ka mundur të bëjë më shumë në duel me milanistët. Inzaghi thotë se i vjen keq për tifozët dhe klubin e tij.

“Më djeg të humbasim këtë derbi, ne ishim shumë të etur”, tha ai.

“Mund të kishim bërë më shumë. Ka shumë zhgënjim. Na vjen keq për tifozët tanë dhe për klubin”, theksoi Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat