Aliti ndihmon klubin e vendlindjes, dhuron donacion

Futboll

Aliti ndihmon klubin e vendlindjes, dhuron donacion

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:13
Aliti ndihmon klubin e vendlindjes, dhuron donacion

Sot KF Bashkimi nga Kumanova ka pranuar një donacion prej 1.000 euro nga Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti, raporton Open-TV.

Ky donacion i është dorëzuar Florim Ymerit, trajner në këtë klub dhe përgjegjës për pranimin e të hollave.

Ymeri ka theksuar se sot në mëngjes ka pasur takim me Admirim Alitin në lokalet e klubit, ku ky i fundit ka shpreh gatishmëri të ndihmojë KF Bashkimi.

“Sot kafen e mëngjesit me ministrin Admirim Haliti ,edhe atë në lokalet e klubit futbollistik Bashkimi.

Temë bisedë kishim sportin konkretisht futbollin dhe klubin e zemrës K.f. Bashkimi. 

Admirimi ishte mir i njoftuar me gjendjen e klubit, njëherit ka ndihmuar klubin edhe më herët dhe në vazhdimësi shprehi gatishmëri me mundësitë e tij të ndihmojë.

Admirimi në fund të bisedës dhuroi një donacion prej 1000 eurove për klubin.
Ne ju falimenderuam përzemërsisht,i dëshiruam së pari të ketë shëndet, punë të suksesshme dhe t’a paçim gjatë”, k
a deklaruar Florim Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat