Thaçi: Një faktor që është duke ndikuar

Futboll

Thaçi: Një faktor që është duke ndikuar

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 17:36
Thaçi: Një faktor që është duke ndikuar

Malisheva dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Dueli i zhvilluar në “Liman Gegaj” u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi tha se një faktor që është duke ndikuar shumë në lojën e ekipit të tij është fusha.

“Kur nuk realizon gola për të pasur siguri gjatë lojës, vjen edhe barazimi. Në pjesën e parë realizuam dhe krijuam shumë raste. Një faktor që është duke ndikuar shumë në lojën tonë është fusha.

Fusha nuk jep bilanc për fazën e sulmit, nuk mund ta kontrollojnë topin siç duhet. Megjithatë, edhe barazimi është pjesë e lojës. Në raste të tilla duhet të kemi më shumë qetësi për ta ruajtur rezultatin deri në fundin e ndeshjes”, është shprehur Thaçi pas ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat