Balotelli nuk korigjohet kurrë

Futboll

Balotelli nuk korigjohet kurrë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:17
Balotelli nuk korigjohet kurrë

Sërish ai. Mario Balotelli përfundon përsëri në faqet e para, por jo për cilësitë e tij si futbollist. Sot pjesë e Sion në Zvicër,

SuperMario përflitet për sjelljen e tij të tepruar jashtë fushës.

Ai filmohet teksa del nga një lokal në Lozanë të Zvicrës dhe mbështetet te dy persona (njëra femër, me fustan të kuq) që e largojnë.

Nga sa shkruan “Actu Foot”, ish-sulmuesi i disa skuadrave të njohura në Europë nuk do të shihej të nesërmen në stërvitje me skuadrën e Paolo Tramezzanit.

Kësisoji, aventura e tij me Sion, e cila filloi më 31 gusht, nuk ka nisur me këmbën e djathtë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat