Gjilani përballet me Llapin

Futboll

Gjilani përballet me Llapin

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:36
Gjilani përballet me Llapin

Albi Malli Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së tetë, që do të zhvillohen tri ditë radhazi.

Ditën e sotme (e shtunë) do të startojë xhiro e tetë me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Në Malishevë dhe në Gjilan do të zhvillohen dy sfidat e xhiros së parë.

Malisheva pas humbjes nga Prishtina 4-2 ndau rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, derisa sot pret liderin e tabelës Dritën.

Vendasit kërkojnë këndelljen, ndërsa gjilanasit synojnë që të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Ndeshjet tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani pas humbjes nga Drita është nikoqir i Llapit që e ka nisur keq këtë sezon.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë fitoren në mënyrë që të rikthehen te rezultatet pozitive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat