Inzaghi shkund skuadrën

Futboll

Inzaghi shkund skuadrën

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:20
Inzaghi shkund skuadrën

Pas 31 minutash lojë dhe me rezultatin e barabartë 1-1, Simone Inzaghi reagon për t’i dërguar një sinjal skuadrës.

Trajneri zikaltër thërret në pankinë Mkhitaryan dhe Bastonin, për t’i zëvendësuar me Gagliardinin dhe Dimarcon. Një lëvizje për të shkundur skuadrën, pro edhe për të mos rrezikuar, pasi dy të zëvendësuarit kishin marrë nga një karton të verdhë.

Zgjat vetëm 17 minuta avantazhi i Interit, teksa pas një krosimi në zonë, Skriniar devijon topin në rrjetën e portëës së Handanovic. I përgjumur mbrojtësi sllovak, 1-1 në Udinese-Inter.

Nicolo Barella shënon një supergol në “Dacia Arena” të Udineses dhe i jep avantazhin Interit Në rastin e parë të ndeshjes, në minutën e 5-të, mesfushori ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke u dhënë avantazhin zikaltërve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat