Kounde tregon pse zgjodhi Barcelonën para Chelseat

Futboll

Kounde tregon pse zgjodhi Barcelonën para Chelseat

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 18:54
Jules Kounde dhe Xavi

Jules Kounde ka treguar pse ai vendosi të transferohej te Barcelona në afatin kalimtar të verës, duke refuzuar ofertën nga Chelsea.

Mbrojtësi francez foli rreth bisedës që kishte me trajnerin Xavi, para se të vendoste që të nënshkruante me klubin katalunas,

“Para së gjithash, erdha në një klub të madh që ka njohur kohë më të mira, tani janë më keq. Iu bashkova një projekti që nuk do ta quaja rindërtim, sepse tashmë kemi një ekip konkurrues. Isha i interesuar të bëhesha pjesë e valës së re të Barçës, të garoja për trofe dhe ta ktheja klubin ndër më të fortët”, tha fillimisht ai.

“Kam biseduar me Xavin. Kemi folur kryesisht për futbollin. Ndjeva se trajneri beson tek unë, ai më njihte vërtet mua, lojën time, cilësitë e mia”, shtoi Kounde.

Tutje, ish-mbrojtësi i Sevillas zbuloi se ka folur edhe me Thomas Tuchelin, i cili ishte trajner te Chelsea.

“Unë fola me Thomas Tucheli dhe ndjeva gjithashtu dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, por thjesht preferova ‘fjalimin’ e Xavit”, tha 23-vjeçari.

Kësisoj, Jules Kounde refuzoi përfundimisht mundësinë për t’u transferuar te Chelsea.

Reprezentuesi i Francës kaloi te Barcelona, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat