Guardiola i “fiksuar” me Haalandin

Futboll

Guardiola i “fiksuar” me Haalandin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:52
Guardiola i “fiksuar” me Haalandin

Kur fiksohet Pep Guardiola me lojtarët është e vështirë për ta ndalur. Së fundmi strategu i njohur ka dërguar fizioterapistin Mario Pafundi për të ndjekur nga pranë Erling Haaland në grumbullimin e Norvegjisë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga trajneri i nordikëve, Stale Solbakken.

“Janë 26-27 futbollistë, ndonjëherë dy fizioterapist nuk mjaftojnë.

Haaland na ka thënë se ka një fizioterapist shumë të mirë te City. Pafundi nuk do të kujdeset vetëm për të, por edhe për lojtarët e tjerë”, tha strategu i Norvegjisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat