Uzuni stërvitet i veçuar

Futboll

Uzuni stërvitet i veçuar

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:29
Uzuni stërvitet i veçuar

Kombëtarja ka zhvilluar dje seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Izraelit në transfertë. Nën urdhrat e trajnerit Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve.

Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.

Edhe në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rikuperimin nga dëmtimi.

Pjesë e grupit ka qenë sërish sulmuesi i ri, Eljon Toçi, i cili po stërvitet prej dy ditësh me Kombëtaren A. Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet në Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Avivv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat