Kosova çudit, nuk pritej kjo në Belfast

Futboll

Kosova çudit, nuk pritej kjo në Belfast

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:29 Përditësuar në ora: 17:55 më 24.09.2022
Irlanda Veriut feston

Kosova dështon

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës kthehet kokulur nga Belfasti, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Irlanda Veriut, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, divizioni C.

Kosova renditet në vend të dytë me 6 pikë në Grupin 2, ndërsa Irlanda e Veriut renditet në të tretin me 5 sosh apo pas 15 ndeshjeve shijon fitoren e parë në Ligën e Kombeve.     

Dardanët qysh në fillim të ndeshjes (në minutën e 5-t) me dy raste të mira shënimi, fillimisht Florent Muslija me një gjuajtje testoi portierin vendas, derisa nga topi i kthyer nuk arriti të përfitojë Milot Rashica.Në minutën e 13-t, Muriqi me kokë e çon sferën drejt Alitit por ky i fundit me shpinë nga porta nuk godet si duhet në rrjetën e boshatisur.

Kosova rrezikon në minutën e 23-t, por e pafat. Florent Muslija kontrollon topin nga gjuajtja e lirë pranë zonës dhe lëshon një goditje që gati përfundoi në këndin e poshtëm, por pritje madhështore e portierit Bailey Peacock-Farrell.

Futbollisti Elbasan Rashani në minutën e 37-t, dështon nga një pozitë e mirë, godet me kokë mbi traversë.

Në minutën e 38-t, Dion Charles (Irlanda e Veriut) humbi një rast ideal!  Ai godet por topi shkoi në mesin e portës, por Arijanet Muriç bëri një pritje befasuese!

Një mjeshtëri e bukur nga Vedat Muriqi në minutën e 58-t. Ai pranoi ë mënyrë perfekte një pasim nga Donat Rrudhani dhe lëshoi një goditje fantastike nga distanca që shkoi në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.

Në minutën e 82-t, Gavin Whyte shënoi dhe barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e 88-t, Vedat Muriqi pati një rast të mirë por pa sukses. 

Në minutën e 90+3, Josh Magennis shënon për fitoren e madhe të Irlandës së Veriut. Kosova çudit, për 10 minuta humb ndeshjen!

Irlanda Veriut - Kosova 2:1
Stadiumi "Windsor Park" në Belfast.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia). 
Shikues. 18.000.
Shënues: Whyte (82’), Josh Magennis (90+3’) -  Muriqi (58’). 
Kartona të verdhë: Fazliji.
Irlanda Veriut: Peacock-Farrell, McNair, C. Evans (Whygte 77’), Flanagan, Lewis (Ferguson 77’), J. Evans, Bradley, Davis (McCann 90+3’), Saville (Thompson 67’), Magennis dhe Charles (Lavery 77’).
Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji (Loshaj 79’, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dresheviq, Muslija, Celina, Rashani (Bytyçqi 87’), Rashica (Zeneli 69’), Muriqi.

Irlandae  Veriut, kalon në epërsi me 2.1. Josh Magennis, autor i golit.

88' Vedat Muriqi (Kosovë) knuk shënon në një pozitë të mirë.

 85' Irlanda është më e mirë me korne, 5:2.

83' Gavin Whyte, zëvendësues, barazon rezultatin 1:1.

82' Steven Davis (Irlanda e Veriut) tenton të shënojë por pa sukses.

80’ Kosova afër fitores.

Irlanda Veriut - Kosova 1:1

Stadiumi "Windsor Park" në Belfast.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia). 
Shikues. 18.000.
Shënues: Whyte (83') - Muriqi (58’). 
Kartona të verdhë: Fazliji.
Irlanda Veriut: Peacock-Farrell, McNair, C. Evans (Whygte 77’), Flanagan, Lewis (Ferguson 77’), J. Evans, Bradley, Davis, Saville (Thompson 67’), Magennis dhe Charles (Lavery 77’).
Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji (Loshaj 79’, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica (Zeneli 69’), Muriqi.

74' Vedat Muriqi nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë që do ta bënte atë të largohej nga fusha. 

71’ Kosova po luan me zgjuarsi ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. 

Irlanda Veriut - Kosova 0:1

Stadiumi "Windsor Park" në Belfast.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia). 
Shikues. 18.000.
Shënues: Muriqi (58’). 
Kartona të verdhë: Faziji.
rlanda Veriut: Peacock-Farrell, McNair, C. Evans, Flanagan, Lewis, J. Evans, Bradley, Davis, Saville (Thompson 67’), Magennis dhe Charles.
Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica (69’), Muriqi.

69' Zeneli inkuadrohet në vend të të Rashicës.

67' Thompson hyn në lojë dhe Saville largohet.

65' Një goditje me kokë nga afërsia e Josh Magennis (Irlanda e Veriut)  por portieri Arijanet Muriç btregon lasin e tij.

63' George Saville (Irlanda e Veriut) kap një top të pastër në zonë në drejtim të Josh Magennis, por ai nuk mund të arrijë.

58' Vedat Muriqi si stuhi, kalon në epërsi me 0:1 Kosovën. Një mjeshtëri e bukur nga Vedat Muriqi. Ai pranoi në mënyrë perfekte një pasim nga Donat Rrudhani dhe nga rreth 20 metra lëshoi një goditje fantastike nga distanca që shkoi në këndin e poshtëm të majtë.

56’ Edhe më tej pa gola.

Irlanda Veriut - Kosova 0:1

Stadiumi "Windsor Park" në Belfast.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia). 
Shikues. 18.000.
Shënues: Muriqi (58').

Karton të verdhë: Faziji.
rlanda Veriut: Peacock-Farrell, McNair, C. Evans, Flanagan, Lewis, J. Evans, Bradley, Davis, Saville, Magennis dhe Charles.
Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.

54' Josh Magennis (Irlanda e Veriut) bën një kros në zonë, por është shumë afër Arijanet Muric dhe eviton rrezikun.

52' Milot Rashica (Kosovë) tenton të dërgojë një kros për të gjetur një nga shokët e tij të skuadrës, por një mbrojtës kundërshtar shmang rrezikun.

51' Jonny Evans (Irlanda e Veriut) tërheq fanellën e një prej lojtarëve tanë dhe Glenn Nyberg i bie pipit për një faull.

50' Asnjë gol dhe vetëm një karton i verdhë.

48' Irlanda rrezikon e para në pjesën e dytë.

47' Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më dinamike se e para.

Pjesa e parë me mjaft raste por pa gola, ndërsa Kosova tregoi formën e saj.

44' Betim Fazliji ndëshkohet me karton të verdhë.

Irlanda Veriut - Kosova 0:0

Stadiumi "Windsor Park" në Belfast.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia). 
Shikues. 18.000.

Karton të verdhë: Fazliji.

rlanda Veriut: Peacock-Farrell, McNair, C. Evans, Flanagan, Lewis, J. Evans, Bradley, Davis, Saville, Magennis dhe Charles.
Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.

43' Dion Charles (Irlanda e Veriut) futet në një pozicion të mirë, fiton pak hapësirë por goditja e tij pritet nga portieri Arijanet Muriç!

42' Lojë me ritëm nga të dy kombëtaret.

38' Dion Charles (Irlanda e Veriut) humbi një rast ideal!  Ai godet por topi shkoi në mesin e portës, por Arijanet Muriç bëri një pritje befasuese!

37' Elbasan Rashani (Kosovë)  dështon nga një pozitë e mirë, godet me kokë lart mbi traversë.

36' Kosova po tregon angazhim të madh në Belfast.

35' Donat Rrudhani (Kosovë) dhe Florent Muslija kombinohen por nuk e finalizuan në fund,34' Pa goa edhe më tej.

31' George Saville (Irlanda e Veriut) godet topin drejt portës, por ai nuk arrin të arrijë objektivin pasi u bllokua mirë nga një prej mbrojtësve.

30' Kosova po tregon lojë të mirë.

28' Një goditje këndi e Kosovës pengohet nga portieri  Bejli Peacock-Farrell i cili është në formë të mirë.

27' Edhe më tej nuk ka gola.

23' Kosova rrezikon, por e pafat. Florent Muslija kontrollon topin nga gjuajtja e lirë pranë zonës dhe lëshon një goditje që gati përfundoi në këndin e poshtëm të majtë, por pritje madhështore e portierit Bailey Peacock-Farrell.

 21' George Saville (Irlanda e Veriut) dërgon një kros në zonë, por Arijanet Muric reagon bukur.

18' Irlanda e Veriut kërkon piklët e mbijetesës në Ligën C.

15' Djelmoshat synojnë pikë, rezultati edhe më tej 0:0.

13’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, portieri i vendasve nuk largon topin siç duhet, Muriqi me kokë e çon sferën drejt Alitit por ky i fundit me shpinë nga porta nuk godet si duhet në rrjetën e boshatisur.

12' Kosova po dominon lojën për momentin. Harmonia e madhe mes lojtarëve.

6' Lojë e mirë nga të dy palët.

5′ Dardanët qysh në fillim të ndeshjes me dy raste të mira shënimi, fillimisht Florent Muslija me një gjuajtje testoi portierin vendas, derisa nga topi i kthyer nuk arriti të përfitojë Milot Rashica.

3' Një pasim në fushë nga Conor Bradley (Irlanda e Veriut) nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e tij të skuadrës.

2' Kosova syon pikë.

Fillon ndeshja.Kosova përballet me Irlandën e Veriut, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin "Windsor Park" në Belfast.

Ndeshja luhet në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 2 të Ligës së Kombeve – C.

Kosova renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe irlandezët një pozitë më poshtë.

Irlanda Veriut - Kosova, këto janë koeficientet nga bastet ndërkombëtare

Irlanda Veriut hiqet si favorite në një formë ndaj kombëtares së Kosovës, në sfidën që zhvillohet sot në Belfast.

Të dy kombëtaret synojnë trepikëshin në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 2 të Ligës së Kombeve C.

Irlandezët iu duhet fitorja me çdo kusht për t’iu shmang rreziku për largim nga Liga C.

Bastet

Kosova kërkon rezultat pozitivë dhe të ketë sa më shumë pikë.
   
Bastet 

Irlanda Veriut - Kosova 
                       1             X        2 
10Bet             2.40     3.10     3.05
188BET         2.36     3.15     3.20
1xBet             2.31       3.22       3.20
888sport        2.35     3.05     3.10
bet-at-home   2.40     3.20     3.10
bet365           2.10    3.20    3.40
Betfair            2.30     3.00     3.10
Betsafe           2.35     3.20  3.15
Betsson          2.35     3.20     3.10
BetVictor         2.30     3.20     3.20

Ademi shpreh kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut, Conrad Kirkwood, para ndeshjes Irlandë e Veriut – Kosovë, u takuan me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit, Bajram Shala.

Presidenti Kirkwood e përshëndeti delegacionin e FFK-së në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”, teksa falënderoi kreun e FFK-së për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë në qershor.

Ai theksoi se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vizitës në Kosovë dhe me kënaqësi pret të vijë sërish. Kirkwood shprehu shpresën për një lojë të mirë në ndeshjen e sotme nga të dyja palët.

Ademi shprehu kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut dhe shprehu bindjen se futbolli në të dyja vendet do të vazhdojë progresin edhe në të ardhmen.

Ai po ashtu i bëri ftesë zëvendëspresidentit të FIFA-s, David Martin, që të vijë në Kosovë për ta mirëpritur së bashku presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, më 30 shtator. Në fund të darkës, të dyja delegacionet shkëmbyen dhurata.

Kosova zbret në fushë për të blinduar vendin e dytë

Kosova luan sot në Belfast një sfidë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pasi përballet me Irlandën e Veriut, skuadrën e vetme e cila duket se mund t’u rrezikojë vendin e dytë në Grupin 2 në Ligwn C.

Shanset për vendin e parë nuk ekzistojnë më, por “Dardanët” duan të ruajnë vendin e dytë në grup.

Në një situatë të tillë, trajneri Zhires nuk ka kursyer lojtarët ofensiv për sfidën, duke aktivizuar nga minuta e parë Celinën, Rashicën, Rashanin e Muriqin. Por ai nuk ka rrezikuar Rrahmanin i cili ka probleme me një dëmtim të pësuar në stërvitje dhe do të nisë ndeshjen nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE

Irlanda e Veriut: Pikok-Farell, MekNeir, Evans, Flanagan, Ljuis, K. Evans, Bredlei, Devis, Savil, Magenis, Ccarls.
Trajner: I. Baraklou

Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.
Trajner: A. Giresse.

Ndeshja me Irlandën e Veriut, ja si do luajë sot Kosova

Ndeshja me Irlandën e Veriut, ja si do luajë sot Kosova!

Kosova do të përballet sot me Irlandën e Veriut për ndeshjen e pestë në Nations League, me dy skuadrat që garojnë në Grupin 2 të Leagues C.

Ky takim do të nisë në orën 18:00 në “Windsor Park” do të transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 3” dhe tashmë trajnerët Baraclough dhe Giresse kanë zgjedhur edhe formacionet se si do ta luajnë këtë takim.

Ashtu siç pritej, sulmuesi më në formë i dardanëve, Vedat Muriqi do të udhëheqë skuadrën në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat