Hysaj parakalon Lilën

Futboll

Hysaj parakalon Lilën

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 21:55
Hysaj parakalon Lilën

Elseid Hysaj ka nisur ndeshjen e sotme ndaj Izraelit si kapiten i përfaqësueses shqiptare, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 71 ndeshjeve me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi i cili ka debutuar me Shqipërinë në vitin 2013, është tashmë i vetëm si lojtari i 9 me më shumë prani me fanellën e kombëtares shqiptare, duke lënë pas Andi Lilën i cili ishte ndalur në kuotën e 70 ndeshjeve.

Para tij, në renditjen e të gjitha kohëve janë 3 futbollistë që janë ndalur në kuotën e 73 ndeshjeve për momentin, me vetëm një prej tyre që mund të përmirësojë këtë shifër.

Ai është kapiteni i kombëtares, Etrit Berisha, i cili nuk luan sot. Të njëjtin numër ndeshjesh kanë edhe dy futbollistë të tjerë që kanë mbajtur shiritin e kapitenit kuqezi, Ansi Agolli dhe Foto Strakosha.

I pakapshëm në vendin e parë për momentin mbetet Lorik Cana me 93 ndeshje të luajtura me fanellën e përfaqësueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat