Pa kontratë nga fillimi i shtatorit

Futboll

Pa kontratë nga fillimi i shtatorit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:07
Pa kontratë nga fillimi i shtatorit

Adel Taarabt, marokeni që tentoi të bënte karrierë me Milanin në sezonin 2013-2014, ka lënë Kontinentin Europian për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek skuadra e Al Nasr.

Eksperienca e fundit për fantazistin ishte ajo me Benficën, ndërsa prej datës dy shtator 2022, kishte dalë një lojtar i lirë pasi portugezët nuk ia rinovuan kontratën.

Tashmë, në moshën 33-vjeçare, Taarabt provon për herë të parë një eksperiencë jashtë Europës teksa tek Al Nasr do të vendoset nën urdhrat e një trajneri të njohur, ishit të Romës, Rudi Garcia.

Pjesën më të madhe të karrierës, Taarabt e ka shpenzuar në Angli teksa është aktivizuar për skuadra si Tottenham, QPR dhe Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat