Barcelona planifikon kontratën e re për Bellerinin

Futboll

Barcelona planifikon kontratën e re për Bellerinin

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:41
Barcelona planifikon kontratën e re për Bellerinin

Barcelona raportohet se po planifikon rinovimin e kontratës me Hector Bellerinin, pas përfundimit të këtij viti.

Spanjolli u rikthye gjatë verës së këtij viti në “Camp Nou” pas 11 vjetësh të kaluara si lojtar i Arsenalit.

Ai kaloi te skuadra e drejtuar nga Xavi si lojtar i lirë, teksa nënshkroi kontratë 1-vjeçare.

Pavarësisht se nuk po ka minuta te Barcelona, “Fichajes” ka raportuar se klubi po planifikon t’i ofrojë Bellerinit kontratë të re në janar të vitit 2023. Detaje tjera nuk janë zbuluar ende.

Edhe trajneri i skuadrës, Xavi, thuhet se dëshiron që ta ketë ish-mbrojtësin e Arsenalit edhe për më gjatë.

Nëse mes palëve nuk ka marrëveshje për vazhdim të kontratës, atëherë 27-vjeçari do të mund të fillojë negociatat me klubet tjera në janar para se të bëhet futbollist i lirë në verën e vitit 2023.

Më herët është raportuar se mbrojtësi i krahut të djathtë ende e dëshiron rikthimin te Real Betisi, aty ku luajti si i huazuar nga Arsenai sezonin e kaluar.

Madje, u tha se Bellerin nënshkroi kontratë 1-vjeçare me Barcelonën vetëm për t’i dhënë vetes shanset më të mira për t’u rikthyer në Betis, dhe për këtë arsye katalunasit mund ta kenë të vështirë për ta bindur atë për të nënshkruar kontratë të re.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat