Martinezi u jep përgjigje kritikëve

Futboll

Martinezi u jep përgjigje kritikëve

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:47
Martinezi u jep përgjigje kritikëve

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez u ka dërguar një përgjigje sfiduese kritikëve të cilët kanë thënë se ai nuk është mjaft i gjatë për Premier Ligë.

Nënshkrimi veror i Unitedit prej 46.5 milionë £ u kritikua nga ekspertët në javët e para të sezonit pas lëvizjes së tij nga Ajaxi dhe u cilësua “shumë i shkurtër” për Premier Ligë me vetëm 5 këmbë 9 inç.

Martinez që atëherë ka impresionuar së bashku me Raphael Varanen për “Djajtë e Kuq” dhe ka këmbëngulur ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën se ai nuk shqetësohet nga kritikat që ka marrë.

“Të jem i sinqertë, është një ëndërr e bërë realitet të luash në një klub kaq të madh si Manchester United, veçanërisht duke luajtur në Premier League, që mendoj se është një nga ligat më të mira në botë”, tha ai për “TyC Sportive”.

“Është bukur të kapësh ritmin e Premier League, kështu që jam shumë i lumtur. Nuk i kushtoj vëmendje [kritikave]. Unë besoj në veten time, i besoj vetes. Unë gjithmonë punoj shumë çdo ditë. Kjo është ajo që do të ju jap rezultate në fund”.

Mbrojtësi i Man Utd është aktualisht me skuadrën e Argjentinës duke u përgatitur për një miqësore kundër Xhamajkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat