Lahm për Manen: T’i përcaktohet qartë roli

Futboll

Lahm për Manen: T’i përcaktohet qartë roli

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:50
Lahm për Manen: T’i përcaktohet qartë roli

Sadio Mane ishte blerja më e bujshme e Bayern Munich gjatë merkatos së verës që lam pas, pas largimit të Robert Leëandoëskit drejt Barcelonës.

Ishte e qartë që Bayerni kishte blerë një super lojtar, po nuk kishte zëvendësues në “kokë” sulmuesin polak.

Sezoni nisi mirë për senegalezin dhe Bayernin, por me kalimin e ndeshjeve situata duket sikur u zbeh.

Legjenda e Bayernit, Philip Lahm është shprehur se problemi te Bayerni është se nuk përcaktohen rolet në skuadër.

Sipas futbollistë e Bayernit nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë.

“Cilësitë e tij janë pa dyshim.

Por është thelbësore që rolet të caktohen qartë. Për momentin nuk e shoh këtë. Aktualisht nuk e kuptoj se si përcaktohen rolet.

Të gjithë duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë,” tha Lahm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat