Rraklli: Unë i shënoja Bayern Munih

Futboll

Rraklli: Unë i shënoja Bayern Munih

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:13
Rraklli: Unë i shënoja Bayern Munih

Altin Rraklli ka folur sërish për “Sport Ekspres” pas ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë, e përfunduar në shifrat 2-1. Legjenda e Kombëtares e parashikoi golin e Myrto Uzunit, megjithëse edhe një fund të lumtur që nuk rezultoi i tillë.

Dy rastet e humbura nga Armando Broja. Ishin një pasqyrim më tepër i minutave te Chelsea apo fakti se luan pa asnjë presion edhe me fanellën e Kombëtares, pa pasur ndonjë përjetim ndryshe?

"Broja është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm.

Nëse do të kishte shfrytëzuar atë potencial, të mos jetë egoist dhe të punonte për skuadrën, do të kishim fituar. Në rastin e parë ishte i pafat, portieri e kapi topin rastësisht. Në rastin e dytë duhej të pasonte për shokun e ekipit.

Duhet të tregohet më kolektiv nga çfarë është. Fanella e Kombëtares është e rëndë, unë e them nga eksperienca.

Kam luajtur në Bundesligë, luaja kundër Bayern Munchen dhe Dortmund, i shënoja.

Kur vija pastaj te Kombëtarja kisha emocion të jashtëzakonshëm kur këndoj himni kombëtar.

Nëse lojtarët sot nuk e ndiejnë këtë, atëherë ka diçka që nuk shkon. Pastaj i duket Kombëtarja si klub, kjo nuk duhet të ndodhi", tha Rrakli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat