Kulusevski: Largimi nga Juve zgjedhja më e mirë

Futboll

Kulusevski: Largimi nga Juve zgjedhja më e mirë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:11
Dejan Kulusevski

Dejan Kulusevski ka shpërthyer ndaj Juventusit, për të cilin thotë se i kishte ngadalësuar rritjen profesionale.

Duke folur për mediet italiane, mesfushori thekson se që nga janari ka rilindur, falë kalimit te Tottenham.

“Unë shkova për të dhënë më të mirën te Juve.

Megjithatë nuk funksionoi pavarësisht përpjekjeve të mia, siç bëj gjithmonë.

Me siguri te Juventus nuk jam ndjerë mirë për arsye të ndryshme dhe kur e kupton se gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë është e vështirë të ndryshosh kursin duke qëndruar në të njëjtin ambient. Kështu që zgjedhja për t’u larguar nga Italia ishte më e mira që mund të bëja në atë situatë. Conte? Te Tottenham trupi im ndryshoi, kryesisht falë ushtrimeve në palestër.

Ti punon shumë çdo ditë dhe më mirë se në Itali. Më pëlqen mënyra se si stërvitemi në Londër dhe sigurisht që meritat i shkojnë trajnerit tonë. Jam shumë i lumtur që luaj për të.”-tha suedezi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat