Shqipëria nuk ka asnjë rast

Futboll

Shqipëria nuk ka asnjë rast

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:19
Shqipëria nuk ka asnjë rast

Objektivi i Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombëve ishte vendi i parë në grupin ku ndodhemi.

Ky objektiv u vendos në momentin që UEFA përjashtoi favoritin kryesor, Rusinë. Teksa përfundimi në krye të grupit do të sillte përfitime në lidhje me “play off”-in e Europianit 2024, ky skenar tashmë ka rënë poshtë, pasi vendi i parë matematikisht përfundoi pas humbjes në Izrael.

Por a ka shans Shqipëria dhe sa vlen fitorja sot me Islandën për t’u renditur në vendin e dytë në grup?

Sipas formulës së Europianit e cila është publikuar, skuadrave të Ligës së Kombeve iu jepej një shans që të shkonin në “play off” nëse do të fitonin grupin.

VENDI I DYTË – Nëse do të flasim për një skenar që do të ishte fitorja me Islandën dhe mbyllja e grupit në pozitën e dytë, shanset që të kapim një vend në “play off”, praktikisht janë zero.

Nëse në 20 skuadrat e dala nga kualifikueset e Europianit, përfshihen të gjitha ato ekipe që janë në Ligën A, që janë kombëtaret e mëdha, një vend në “play off” fillimisht e merr fituesja e Ligës D.

Nëse supozojmë se ekipet që kanë fituar grupet në Ligën B, janë kualifikuar gjithashtu edhe nga eliminatoret e “Euro 2024”, atëherë vendin e saj e merr ekipi që është i renditur më mirë në Ligën përkatëse.

Nëse 16 ekipe + 4 që janë vendet e para të Ligës B + Gjermania që është vend organizator + fituesen e Ligës D, në total shkojnë 22 ekipe.

Ndërsa dy ekipet që mbeten, gjithmonë sipas këtij skenari, janë ato kombëtare që janë renditur më mirë në Ligën B, ku edhe këtu Shqipëria nëse fiton me Islandën, sërish mbetet vendi i dytë më i dobët me 4 pikë, pasi aktualisht janë Ukraina me 10 pikë, Serbia 10 pikë dhe Finlanda me 8.

Kështu që nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat