Barazoi me Gjermaninë, Southgate: Bëmë disa gabime

Futboll

Barazoi me Gjermaninë, Southgate: Bëmë disa gabime

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:24
Barazoi me Gjermaninë, Southgate: Bëmë disa gabime

Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 me Gjermaninë në ndeshjen e fundit të Nations League. Një ndeshje e cila dhuroi spektakël në “Wembley” por në fund nuk nxori fitues.

Pas këtij barazimi trajneri Gareth Southgate theksoi se djemtë e tij bënë disa gabime në këtë ndeshje që më pas pësuam edhe golat, por ai thekson se skuadra e tij është rritur këtë javë.

“Si grup, skuadra është bashkuar këtë javë. Ka qenë një periudhë e vështirë për ta. Ata janë rritur. Po i drejtohemi Kupës së Botës dhe, në një pikë ti do të ekspozohesh ndaj presionit. Këtë javë ne kemi mësuar shumë. Lojtarët kanë bërë një hap përpara dhe si grup janë bashkuar më shumë.

Në këtë ndeshje bëmë disa gabime që na kushtuan golat e pësuar. Por unë jam i fokusuar në faktin se lojtarët tanë luajtën me një shpirt të jashtëzakonshëm.

Ata treguan besimin që nuk e kishim parë në ndeshjet e fundit. Mendoj se tifozët mundën ta shihnin këtë dhe ata e mbështetën skuadrën.

Nuk duhet të ndalemi te gabimet individuale, por te gjërat pozitive dhe bazën që duhet ta shfrytëzojmë për t’u përmirësuar në prag të Botërorit”, ka deklaruar tekniku i “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat