Minutat te Chelsea ndikojnë

Futboll

Minutat te Chelsea ndikojnë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:24
Broja

Reja e paralajmëroi që në konferencën për shtyp, Armando Broja pritet ta nisi nga stoli ndaj Islandës.

Trajneri u shpreh se do të shoh dhe do të ndryshojë lojtarët që kanë pak minuta me ekipet e tyre pasi nuk e përballojnë dot ngarkesën e dy ndeshjeve në tre ditë.

Këtu iu referua rastit të Kristjan Asllanit dhe Armando Brojës. Për më tepër prania e Sokol Cikalleshit në konferencë krahë trajnerit ishte sinjali i pranisë së tij në fushë.

Nga ana tjetër i sigurt është dhe Myrto Uzuni që ka lënë mbrapa dëmtimin dhe nuk mund të jetë kurrsesi në stol pas kësaj forme që po gëzon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat