Klopp heq dorë nga Firmino

Futboll

Klopp heq dorë nga Firmino

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:17
Klopp heq dorë nga Firmino

LIVERPOOL po shikon një marrëveshje të guximshme shkëmbimi për të marrë yllin e Barcelona-s, Memphis Depay, sipas mediave sportive spanjolle. Depay, 28 vjeç, ishte shumë afër largimit nga katalanasit gjatë verës.

Por me largimin e Pierre-Emerick Aubameyang drejt Chelsea-t, holandezi përfundoi duke qëndruar në Barcelonë për të luajtur rolin e zëvendësuesit të Robert Lewandowski.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur thashethemet për të ardhmen e tij në Camp Nou. Dhe raportet e fundit nga Sport tregojnë se mund të ketë lëvizje në merkaton e janarit mes tij dhe Liverpool.

Thuhet se Reds po planifikojnë një marrëveshje shkëmbimi për Depay me Roberto Firmino. Firmino, 30 vjeç, iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015, duke shënuar 101 gola dhe duke regjistruar 77 asiste që atëherë.

Me më pak se një vit të mbetur nga marrëveshja e tij aktuale, Klopp duket se ka vendosur ta largojë brazilianit. Ai ka humbur pzoicione në hierarki me ardhjen e Darwin Nunez dhe yjeve si Diogo Jota, Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

Të dy Depay dhe Firmino janë të ngjashëm dhe një marrëveshje shkëmbimi në janar mund të përfitojë të gjitha palët, me dy klubet që do të shmangnin rrezikun që t’i humbasin lojtarët me kosto zero verën e ardhshme.

Liverpool gjithashtu ka kërkuar përforcime në mesfushë, me Jude Bellingham dhe Mosies Caicedo të caktuar si objektivat e tyre të parë në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat