Pioli rifiton Tonalin dhe Calabria-n

Futboll

Pioli rifiton Tonalin dhe Calabria-n

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:43
Pioli rifiton Tonalin dhe Calabria-n

Në shtëpinë e Milanit ka nisur numërimi mbrapsht për rifillimin e kampionatit. Pioli duhet të kuptojë kë do ketë 100% në gatishmëri për ndeshjen në transfertë ndaj Empolit që do të luhet të shtunën në orën 20:45.

Mediet italiane raportojnë se tekniku ka marrë një lajm të mirë pasi tashmë ai mund të mbështetet te Tonali dhe Calabria, me dy titullarët që duket se i kanë lënë pas problemet.

Mbrojtësi tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit që do të jetë në dispozicion, ndërsa mesfushori pritet që të bashkohet këto ditë me skuadrën.

Nga ana tjetër dy emrat që pritet t’i mungojnë teknikut Pioli për këtë sfidë janë Rebic dhe Origi, të cilët duket se ende nuk janë gati për t’u rikthyer në fushën e lojës, megjithatë do të nevojiten vizita të tjera në ditët në vijim për të dhënë vendimin final.

Ndërsa mungesa të sigurta në sfidën e parë pas rikthimit të kampionateve është ajo e dy yjeve të skuadrës, Theo Hernandez në mbrojtje dhe Mike Maignan në portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat