Bulku: Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje

Futboll

Bulku: Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:41
Bulku: Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku bëri një analizë të shkurtër para duelit ndaj Islandës që Shqipëria do të luajë në orën 20:45, në “Air Albania”. Ndër të tjera Bulku u shpreh:

Përballja ndaj Islandës- "Nuk është formacion surprizë, secili nga çunat e meriton të luajë.

Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje. Në Izrael pretendonim rezultat pozitiv, nuk e arritëm, por duhet ta bëjmë sot. Islanda është një kundërshtar që e kemi dominuar.  Shpresojmë që gabimet që bëmë në Izrael mos i bëjmë sot. 

Sot është moment që të arrijmë dhe të fitojmë këtë ndeshje", tha Bulku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat