Shqipëria nuk e njeh turpin

Futboll

Shqipëria nuk e njeh turpin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:55
Shqipëria nuk e njeh turpin

Pas humbjes ndaj Izraelit ne minutat e fundit, Shqipëria ka zhgenjyer edhe sonte në Air Albania Stadium Islandën në sfidën e fundit në grupit në Ligën e Kombeve.

Vendos goli i shenuar nga Lenjani ne pjesen e pare, por miqte barazuan ne minuten e 98′ me Anderson teksa tifozet e zhgenjyer kane nisur disa vershellima…

Menjehere, ndeshja nis te favor te djemve kuqezi. Nje pasim nga mbrojtja gjen Uzunin i cili perfiton nga nje gabim i mbrojtesit dhe niset i vetëm drejt portës islandeze, por ndalet nga mbrapa, megjithatë për arbitrin nuk ka faull ne ate moment…

Por, arbitri ndal lojën, pasi e thërrasin në dhomën e VAR-it. Përsëritja e aksionit i tregon se ka faull ndaj Uzunit dhe karton të kuq për mbrojtësin islandez. Një bonus vërtetë i madh për kuqezinjtë. Islanda me dhjete qe ne fillim te ndeshjes.

Ne momentin e shikimit me VAR, shume futbolliste kuqezi afrohen te monitori pas arbitrit kryesor por eshte trajneri Reja ai qe i fton te largohen dhe te lene arbitrin te vendose. Pasi mer 1 minute, arbitri vendos per goditje denimi dhe karton te kuq per Gunnarsson.

Dhe pikerisht duke shfrytezuar momentin e mire dhe superioritetin numerik, Shqiperia ne minuten e 35′ ka gjetur golin e avantazhit. Nje krosim i bukur nga e majta brenda zone aty ku fluturon Lenjani dhe realizon me koke.

Ne pjesen e dyte thuajse fare rreziqe per Shqiperine me vetem nje rast te Islandes. Me pas me aktivizimin e Brojes rriten shanset e golit te dyte por nuk vjen. Nje aksion per tu dalluar eshte arratisja spektakolare e Brojës, që hyn në zonë dhe provon të gjejë Uzunin, por ndërhyn mbrojtja islandeze, duke larguar topin në këndore. Entuziazëm në tribuna për sulmuesin kuqezi.

Broja shërbehet i vetëm me portierin dhe gjuan menjëherë, me topin që shndërrohet në asist për Uzunin, por sulmuesi kuqezi bën më të vështirën, duke e e largua nga rrezja e portës. Gjithsesi më pas arbitri akordon pozicion jashtë loje dhe ndërpret aksionin, shkruan Telesporti.

Megjithate, ne minuten e 97 do te ishte Islanda surpriza dhe befasia! Anderson do te gjente golin e barazimit 1-1 per miqte dhe do te hidheronte kuqezinjte qe dalin serish me koken poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat