Di Maria bën gati valixhet

Futboll

Di Maria bën gati valixhet

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:14
Di Maria bën gati valixhet

Kriza ku ndodhet Juventus u ka shkaktuar “bardhezinjve” humbje të “frikshme” që shkojnë qindra miliona euro.

Në një situatë të tillë, mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” do të bëjë një revolucion të thellë që përfshin ulje drastike të pagave, por edhe largime të lojtarëve.

I pari në listë për t’u larguar del emri i Di Marias. Argjentinasi u bashkua në verë me Juven, ndërsa u paga e të cilit u vendos të ishte 6 milionë plus bonuset, një total që shkon në 7.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë italianët janë shumë ta pakënaqur dhe nuk e duan më në skuadër Di Marian, me argjentinasin që pritet të rikthehet në atdhe, për ta përfunduar atje karrierën.

Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Rabiot, Alex Sando e Cuadrado, ndërsa dëshira e Juves është që ta zëvendësojë Di Marian më talentin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat