Islanda tregon problemet e vërteta të Kombëtares!

Futboll

Islanda tregon problemet e vërteta të Kombëtares!

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:01
Reja

Tre vite më parë në Islandë Edi Reja drejtoi për të parën herë Kombëtaren shqiptare. Një humbje 1-0, por që në fund rrëmbeu duartroktijet e tifozëve dhe dha shpresë për një rritje të kuqezinjve. Pas periudhës së errët nën drejtimin e Panuçit, tifozët më në fund po shihnin dritë në fund të tunelit. Reja u duk se kishte gjetur kurën për Shqipërinë, e cila vazhdoi nën drejtimin e tij për tre vite. Por ja ku vijmë sot, me po të njëjtin kundërshtar dhe sëmundja jonë e vjetër ende nuk është shëruar.

“Kura“ e Rejës nuk ka dhënë efekt, teksa Islanda na tregon problemet e vërteta të Kombëtares. Fati ishte me ne që në fillim të takimit. Vetëm 10 minuta lojë dhe kapiteni i ishullorëve dëtyrohet të lërë fushën pas një kartoni të kuq. Me tifozët në krahë dhe dëshirën për të vendosur nderin në vend pas humbjes së hidhur ndaj Izraelit, fitorja duket edhe më e lehtë për kuqezinjtë. Sigurisht që topi ishte nën këmbët e tyre dhe prodhuan mjaft aksione premtuese e shumë raste të shpërdoruara. Një gol erdhi në minutën e 35, por vetëm kaq. Sëmundja e vjetër e Kombëtares shfaqet sërish. Jo për golin e pësuar në minutën e fundit, siç na ka ndodhur rëndom përgjatë historisë, por për atë që nuk po e shënonim dot në portën e Islandës.

21 tentativa për gol dhe prej tyre vetëm 4 gjuajtje arritën të përfundonin brenda kuadratit. Për të kuptuar sa fatkeqe është një statistikë e tillë, mjafton të hedhim sytë nga kundërshtarët.

Me 10 lojtarë në fushën e lojës, Islanda numëroi 8 tentativa për gol, nga të cilët 5 ishin brenda kuadratit të portës.

Sigurisht që përfundimi në vendin e 3-të në grup ishte një zhgënjim që i faturohet Edi Rejës dhe për këtë ai duhet të marrë përgjegjësi, por nga ana tjetër na tregon edhe problemin e madh të Shqipërisë.

Vetë Reja e ceku në intervistën pas ndeshjes, ku u shpreh se nuk mund të hynte vetë në fushë që të shtynte topin në rrjetë, i takon lojtarëve ta bëjnë, si për të treguar se kjo sëmundje e vjetër është gjenetike dhe se pa e lu.ftuar vetë ne, nuk ka kurë që mund ta shërojë. “Kurë“ e gabuar apo sëmundje e pashërueshme? Nuk mund ta vërtetojmë pa një “doktor“ të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat