​Historike, klubi i vajzave Vllaznia në Shqipëri kualifikohet në fazën e grupeve të Championsit

Futboll

​Historike, klubi i vajzave Vllaznia në Shqipëri kualifikohet në fazën e grupeve të Championsit

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:22
Foto nga vendngjarja

Klubi i futbollit Vllaznia në kategorinë e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshmë për futbollin shqiptar ku po punohet për masovizimin dhe rritjen e kualiteteve në këtë sport në vazhdimësi, përcjellë KosovaPress.

Për këtë arritje është shprehur shumë i lumtur edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armand Uka i cili ka shkruar në “Facebook” se po bëhet një punë e jashtëzakonshme në FShF për ta mbështetur futbollin e vajzave.

“Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë. Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë. E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.”, ka shkruar Duka.

Ndryshe, ditën e nesërme në Shqipëri do të qëndrojë për vizitë edhe presidentin i FIFA-së Giovanni Infantino.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat